Vritet një grua 43-vjeçare në Pejë

Vritet një grua 43-vjeçare në Pejë

Një grua e moshës 43 vjeçe është vrarë sot në Pejë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, ka konfirmuar se një grua e moshës 43 vjeçare është gjetur e vdekur në Pejë.

Policia bashkë me autoambulancën e kanë dërguar viktimën në spital ku është konstatuar edhe vdekja e saj prej mjekëve.

Gruaja që u gjet e vdekur në rrugë është e komunitetit rom.

Info nga Peja Personi i vrarè sot eshte gjinis femrore .. komunitetit RomeDyshohet per vrasje nga Burri i saj…???

Gepostet von Adnan Nani Hysenaj am Samstag, 24. August 2019