Të burgosurve do t’iu mundësohet të punojnë jashtë burgut

Të burgosurve do t’iu mundësohet të punojnë jashtë burgut

Para se ta përfundojë këtë mandat, ministria e Drejtësisë do t’i ndihmojë uljes së papunësisë në vend.

Këtë do ta bëjë përmes një udhëzimi administrativ që do t’ua mundësojë punën në sektorin privat të burgosurve, udhëzim ky i cili pritet të nënshkruhet gjatë javës së ardhshme.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, tregon për ecurinë e këtij projekti.

“Ata të cilët trajtohen në burgun e tipit të hapur, presim diku kah java e ardhshme të nënshkruhet udhëzimi administrativ që të gjithë atyre ju lejohet puna jashtë. Do të thotë ata munden që në mëngjes të dalin prej burgu, me shku me punu në ndonjë kompani private dhe në mbrëmje me bo gjumin në burg”, ka shtuar Thaçi.