Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur për aktakzuën që i është ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, duke i mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, për keqpërdorim të pozitës apo autoritet zyrtar dhe marrëveshje për kufizim të konkurrencës.
Ai ka mohuar në formë të prerë madje ka thënë se do t’i jepte fund jetës nëse del që ka keqpërdorur paranë dhe pozitën publike.
“Nëse del që është keqpërdorur një cent nga ana ime unë do ta vras vetën”, ka thënë ai në emisionin “Info Magazine”, raporton Insajderi.
Sipas tij, akuza e ngritur ndaj tij, se ne emër të Komunës së Mitrovicës ka lidhur marrëveshje me një kompani holandeze me seli në Prishtinë pasi Komuna nuk ka pasur mundësi të bëjë ndriçimin e qytetit.
“Asnjë cent Komuna nuk e ka dhënë për këtë investim por vetëm ka kursyer”, ka thënë Bahtiri.