![Takohen Isa Mustafa e Albin Kurti, një ditë para afatit për koalicione parazgjedhore](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/08/isa-albini.jpg)
Një ditë para përfundimit të afatit për koalicionet parazgjedhore, Isa Mustafa i LDK-së dhe Albin Kurti i VV-së janë duke zhvilluar takim.
Insadjeri merr vesh se takimi tashmë ka nisur në një restorant në Prishtinë, ku temë e diskutimit është koalicioni i mundshëm mes dy partive, mirëpo pika për të cilën deri tash nuk janë marrë vesh mes veti është posti i kryeministrit.
30 gushti është dita e fundit që partit mund të dorëzojnë në KQZ, koalicionet parazgjedhore.
LDK ka nominuar Vjosa Osmanin për kryeministre, kurse nga VV Albin Kurti.