![Liburn Aliu flet për koalicion me LDK: Nuk pranojmë kushtëzime](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/08/liburn-aliu-1-650x358-730x440.jpg)
Liburn Aliu, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se nuk pranojnë kushtëzime nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Aliu për Insajderin tha se kushtëzimet e dëmtojnë procesin, teksa shtoi se janë të gatshëm deri në momentin e fundit për takime me zyrtarët e Lidhjes Demokratike.
Ai theksoi se LVV është e gatshme të shkojë e vetme në këto zgjedhje, por një koalicion me LDK është i nevojshëm.
“Ishim në takim, takimi nuk do të jetë as i pari as i fundit qëndrimet tona janë të sinqerta. Lëvizja Vetëvendosje është e sinqertë nuk pranon kushtëzime, kushtëzimet e dëmtojnë këtë proces – jemi komod me shku edhe vet, por jemi të gatshëm të takohemi edhe më tej deri në momentin e fundit për të realizu një koalicion sepse është e nevojshme”, ka deklaruar Aliu, shkruan Insajderi.
Nga ora 14:00 Glauk Konjufca e Kujtim Shala janë duke zhvilluar një takim, si përpjekje e fundit për arritjen e një koalicioni mes LDK-së e VV-së./Insajderi.com
Konjufca e Shala në takim – përpjekja e fundit për të arritur koalicion