Veseli: Peticioni për Astrit Deharin nuk u dorëzua në Kryesinë e Kuvendit

Veseli: Peticioni për Astrit Deharin nuk u dorëzua në Kryesinë e Kuvendit

Peticioni me nënshkrimet e qytetarëve për rastin e Astrit Deharit nuk është dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit, ndonëse qëllimin e kishte për caktimin e një seance të jashtëzakonshme për të.

Këtë e ka sqaruar kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë seancës së sotme, duke thënë se nuk janë respektuar procedurat.

Veseli ka thënë se peticioni me 23774 nënshkrime i është dorëzuar Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, por jo edhe Kryesisë së Kuvendit.

Për më tepër, dje Besa Luzha, Florina Duli dhe Rudinë Jakupi, në emër të qytetarëve, kanë dorëzuar peticionin #DrejtësiPërAstritin në Kuvendin e Kosovës./Insajderi.com