OJQ-të kërkojnë që të mos shfrytëzohen fëmijët gjatë fushatës zgjedhore

OJQ-të kërkojnë që të mos shfrytëzohen fëmijët gjatë fushatës zgjedhore

 

KOMF dhe Demokracia në Veprim që përfaqësojnë 60 organizata të shoqërisë civile kanë bërë thirrje që të mos shfrytëzohen fëmijët gjatë fushatës zgjedhore.

“Në emër të misionit për mbrojtjen, respektimin, mirëqenien dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve, apelojnë tek subjektet politike, të cilat janë në fushatë elektorale për zgjedhjen e Kryetarit të Komunës së Drenasit, që të mos i shfrytëzojnë fëmijët për aktivitetet e tyre zgjedhore.

“Poashtu, apelojmë te prindërit, të cilët përcjellin aktivitete zgjedhore të partive, që të mos i politizojnë fëmijët që janë ende në zhvillim e sipër”.

Përmes një komunikate për media KOMF dhe DnV, kanë njoftuar se nga vëzhgimi i fushatë zgjedhore në terren kanë vërejtur prani e fëmijëve në aktivitetet e hapjes së fushatës së subjekteve poltike.

“Duke qenë së tani fillojnë punën shkollat pas pushimit, partitë politike duke mbajtur aktivitetet e tyre zgjedhore në objektet shkollore, përveç që mund të pengojnë procesin e rregullt mësimor, rrezikojnë të përdorin fëmijët edhe për të promovuar subjektet e tyre politike, siç ka ndodhur edhe në fushatat e zgjedhjeve të kaluara”, thuhet në këtë komunikatë.

Organizatat bëjnë thirrje Ministrisë së Arsimit, Drejtorive Komunale për Arsim dhe shkollave të mos lejojnë që procesi mësimor të pengohet gjatë fushatës zgjedhore dhe në pajtim me Udhëzimin administrativ për aktivitetet politike në objektet shkollore. /Insajderi.com