Haziri për Kadri Veselin: Nuk mundet që një karakter i tillë të bëhet kryeministër

Haziri për Kadri Veselin: Nuk mundet që një karakter i tillë të bëhet kryeministër

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka komentuar kandidaturat për kryeministër të vendit.

Për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veselin që njëherëshit është edhe kandidatë për kryeministër, Haziri ka thënë se ai e ka humbur besimin e popullit

“Nuk ka besim nga populli. Nuk mundet që një karakter i tillë të bëhet kryeministër. E kaluara e tij politike është e errët”, ka thënë Haziri, në T7.

Tutje sipas Hazirit arsyeja e dytë pse Veseli nuk do t’i fitojë zgjedhjet është mënyra se si e ka marr primatin e të parit të PDK-së.

“E dyta është mënyra se si e ka marrë primatin e PDK-së dhe e treta qytetarët nuk i besojnë sepse ‘ka ecur pa këpucë”, ka thënë Haziri. /Insajderi.com