Ministri në detyrë, Shyqyri Bytyqi i bashkohet PSD-së

Ministri në detyrë, Shyqyri Bytyqi i bashkohet PSD-së

Shyqyri Bytyqi, ministri në detyrë i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë i është bashkuar Partisë Socialdemokrate.

Ditë më parë vet, Bytyqi përmes një shkrimi në Facebook njoftoi për largimin e tij nga partia e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate.

Lajmin për aderimin e tij në PSD-së përmes një konference për media e bëri të ditur, Shpend Ahmeti.

Ahmeti tha se ka qenë vet Bytyqi ai i cili është shprehur i gatshëm t’i bashkohet PSD-së. Teksa theksoi se diskutimet me Bytyqin i kishin filluar që një kohë.

“Përveç faktit që po e fitojmë një reformator në arsim, mendoj që në PSD do të jetë personi kryesor për këto reformat e politikave tatimore për implementimin e tyre”, ka thënë Ahmeti derisa i ka uruar mirëseardhje ministrit në detyrë.

Në anën tjetër, Bytyqi bëri me dije se tani e tutje aktivitetin e tij politike do t’a vazhdojë në PSD. Ai theksoi se do të vazhdojë të përkrahë politikat e majta.

“Konsideroj se politikat socialdemokrate janë më se të nevojshme dhe janë ato që i duhen tash për tash vendit tonë”, ka thënë i sapo aderuari në PSD./Insajderi.com