Edhe një aderim në AAK – Labinot Bislimi i bashkohet kësaj partie

Edhe një aderim në AAK – Labinot Bislimi i bashkohet kësaj partie

Labinot Bislimi është emrin më i ri i cili i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, këtë e ka bërë të ditur lideri i partisë, Ramush Haradinaj.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook, anëtarin e ri e ka prezantuar si një frymë të re ndërkombëtare e cila i shtone vlerën shoqërisë dhe vendit.

“Eksperienca ndërkombëtare në edukim është vlerë për shoqërinë dhe vendin tonë. I nderuar që sot Aleancës iu bashkua Labinot Bislimi, i diplomuar për Shkenca politike dhe juridik në Francë, ku edhe punon si asistent social e analist politik, i cili rrjedh nga një familje e dëshmuar atdhetare. Përvoja dhe ekspertiza e të rinjve tanë profesionistë është vlerë e shtuar në rrugëtimin e Aleancës, për Kosovën 100% shtet” ka shkruar Haradinaj.