Policia e Kosovës ka gjetur një mjet shpërthyes në veriun e Mitrovicës. Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, Branislav Radovic
Ai ka treguar thënë se një granatë dore është gjetur pranë një objekti në ndërtim e sipër.
Rasti është regjistruar në orën 7 e 44 të mëngjesit të sotëm në rrugën ‘Anke Spajiç’.
Radovic ndër të tjera ka thënë se kanë angazhuar një ekip special për shkatërrimin e pajisjeve eksplozive që të largojë bombën gjatë ditës.