Profesoresha e Fakultetit së Studimeve Islame, Besa Ismaili, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Insajderi.
Njoftimin e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, përmes Facebook.
Veseli e ka quajtur shpresëdhënës anëtarësimin e Ismailit në parti duke thënë se ajo do të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit
“Zonja Ismaili është një zë i njohur në shoqërinë kosovare dhe jetën akademike të Kosovës, duke qenë e angazhuar për më shumë se dy dekada në promovimin e rolit të gruas dhe lirive fetare në shoqëri dhe në përkujdesje për grupet e margjinalizuara të shoqërisë. Ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në ndertimin e paqes dhe në promovimin e dialogut ndërkulturor e ndër-fetar dhe prandaj është laureate e shumë çmimeve ndërkombëtare”, ka shkruar Veseli.