Emri i Sami Kurteshit nuk figuron në listën e kandidatëve për deputet nga dega e Gjilanit në Vetëvendosje.
Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme me pikën e vetme të rendit të ditës, zgjedhjen e kandidatëve për deputetë në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Por, në mesin e tyre nuk figuron emri i Sami Kurteshit.
Anëtarët e Këshillit të Qendrës kanë votuar 6 kandidatë për deputetë nga ky qytet.
Ata janë, Nevdaz Isufi, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Ismajl Kurteshi, Labinotë Demi-Murtezi, Arijeta Rexhepi dhe Alban Hyseni.
Sami Kurteshi ka qenë deputet i Vetëvendosjes në legjislaturën e fundit si dhe ka qenë kandidat për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet e kaluara lokale. /Insajderi.com