Kjo është lista e kandidatëve për deputetë të VV-së nga Gjakova

Kjo është lista e kandidatëve për deputetë të VV-së nga Gjakova

Agon Batusha, Arbërie Nagavci, Mimoza Shala dhe Kreshnik Alijaj janë katër kandidatë për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nga Komuna e Gjakovës, shkruan Gazeta Insajderi.

Qendra e Vetëvendosjes në Gjakovë ka njoftuar sot se gjatë ditës së djeshme kanë mbajtur mbledhjen e këshillit me ç’rast kanë prezantuar edhe kandidatët për deputet.

“Para anëtarëve të Këshillit u prezentuan katër kandidatë të Qendrës tonë të cilët morën mbështetjen dhe besimin për të qenë në garë për deputet në Kuvendin e Kosovës. Krenar për kontributin e të gjithëve dhe me entuziazmin e fitorës të gjithë uruan: Agon Batusha, Arbërie Nagavci, Mimoza Shala, Kreshnik Alijaj”, thuhet në njoftimin në VV-së dega në Gjakovë. /Insajderi.com