Ministri i Drejtësisë në detyrë, Abelard Tahiri, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), nuk e di që Artan Nimani është pjesë e Këshillit Drejtues të PDK-së, shkruan Gazeta Insajderi.
I ftuar në emisionin Debat Plus, në Tv Dukagjin, kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi, ka përmendur emrat e anëtarëve të Këshillit Drejtues të PDK-së, të cilët kanë aktkauzë, ndonëse kryetari i PDK-së, Kadri Veseli kishte deklaruar se në struktura të partisë nuk do të ketë njerëz me aktakuzë, pjesë e kësaj strukture është edhe Artan Nimani.
Mirëpo Tahiri e ka mohuar se rektori i Univeristetit të Gjakovës, Artan Nimani kishte qenë i akuzuar për tentim vrasje është pjesë e strukturave të PDK-së.
Mirëpo në konventën e nëntë të PDK-së të mbajtur para tre muajve ishin votuar anëtarët e rinj strukturave të PDK-së, ku Artan Nimani kishte marr 196 vota.
Artan Nimani ka qenë i akuzuar për tentim vrasje, ndaj ish-drejtorit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit, Anton Berisha, mirëpo ishte shpallur i pafajshëm. /Insajderi.com