Sot në Prizren ka mbetur i vdekur një 45- vjeçar dhe një 23-vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit me parashutë.
Togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë për Insajderin, se parashutisët kanë qenë duke bërë ushtrime në zonën Cvilenit në qytetin e Prizrenit.
“Ne e kemi cilësuar si vdekje aksidentale sepse ka qenë duke bërë ushtrime në zonën e Cvilenit dhe kanë pasur një incdent ku edhe ka gjetur vdekjen njëri prej tyre”, ka thënë Osmanollaj.
Ndryshe, sezoni i fluturimeve me parashut është hapur zyrtarisht në Prizren më 5 korrik/Insajderi.
Një i vdekur dhe një i lënduar gjatë fluturimit me parashutë në Prizren