Petrit Selimi bie viktimë – nuk dallon faqen fake prej asaj reale të Jorgen Kloppit

Petrit Selimi bie viktimë – nuk dallon faqen fake prej asaj reale të Jorgen Kloppit

Petrit Selimi, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, e ka pësuar keq me faqen jo reale të trajnerit të ekipit të Liveproolit, Jorgen Klopp.  

Në profilin e tij në Twitter, Selimi ka shpërndarë postimin e një faqe që mban emrin e Kloppit, ku uron për fitoren e Kosovës ndaj Çekisë, shkruan Gazeta Insajderi.

Selimi i cili njihet për punën e tij diplomatike nuk ka ditur ta dallojë këtë faqe ku ka shkruar se Kloop ka kujtuar lojtarët kosoavrë të viteve 99.

“Jurgen duke kujtuar kohën kur lojtarët kosovarë u ndaluan nga Serbia të luanin në fusha të vërteta dhe ditën e sotme, ndërsa ata udhëheqin grupin me Anglinë dhe Çekinë”, ka shkruar Selimi.

Derisa faqja fake e Jorgen Klopp uron Kosovën duke postuar një foto ku shihen lojtarët e Kosovës në balt në vitin 1997, ku ka shkruar se nëse do ta pyesin cka është futbolli do ta tregonte me atë foto.

Nëse më pyetni “Çfarë është futbolli”, do t’ju tregoj këtë foto, pa marrë parasysh se kush jeni, pavarësisht nga vjen, thjesht punoni shumë dhe kurrë mos hiqni dorë! Lojë e bukur #respekt”, thuhet në faqen jo reale të trajnerit të Livepolit. /Insajderi.com