Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shpallur fituesit e 10 fanelave të Kombëtares së Kosovës, për ata që komentuan të parët në llogarinë e tij në facebook duke qëlluar rezultatin e ndeshjes së sotme ndaj Çekisë.
Duke qenë se lideri i PDK-së qëlloi me rezultatin final të kësaj ndeshje, ai ka shtuar se e di edhe rezultatin e 6 tetorit – ditës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por thekson që nuk e bënë të ditur tani.
”Kam harruar se kur e kemi pasur humbjen e fundit në futboll! Kur fitoret i kemi të njëpasnjëshme, edhe me hamendje mund t’ia qëllojmë rezultatit, sikur unë sot. Tani është koha që t’i shpallim fituesit e dhjetë fanellave të Kombëtares së Kosovës, të cilat nga nesër mund t’i marrin duke e kontaktuar Kryetarin e Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimin, përmes llogarisë së tij në Facebook.
p.s. Unë e di rezultatin edhe të 6 tetorit, por nuk po ua tregoj njëherë. ?”