Kërkonte dorëheqjen dhe e quante komunist Mustafën – sot ndjehet i nderuar në listën e LDK-së

Kërkonte dorëheqjen dhe e quante komunist Mustafën – sot ndjehet i nderuar në listën e LDK-së

Rexhep Gjergji, në maj të 2016 kishte kërkuar shkarkimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), mirëpo në zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen me 6 tetor, ai është pjesë e listë të deputetëve të LDK-së.

Gjergji, Mustafën dhe strukturën e LDK-së e kishte quajtur të pa ndërgjegjshëm.

“Isa Mustafën dhe grupin rreth tij aspak nuk i vret ndërgjegja që u tërhoq zvarrë një zonjë, një nënë, një bashkëshorte, një intelektuale, një veprimtare e zellshme dhe e përkushtuar e LDK, një patriote që kurrë nuk pushoi së vepruari me shumë sukses për Kosovën”, kishte shkruar Gjergji.

Përvec kësaj kandidati për deputetë, Mustafën e kishte quajtur të dhunshëm që përdorte një fjalor komunistë.

“Grupi Mustafa na i rikthyen masat e dhunshme në degët e LDK-së, na i rikthyen, edhe pse menduam që ato nuk do të ktheheshin më kurrë. Na e kthyen fjalorin komunist dhe komunikatat e komiteteve të LKJ. Komunikata e tyre e sotme se: “ … kjo u është bërë me dije nga organet kompetente të LDK-së dhe u është tërheqë vërejtja se nuk mund të thirren në pozita, për të cilat nuk kanë legjitimitetin e votës në LDK”, kishte shkruar para dy vjetësh Gjergji.

Kurse më kandidaturën e tij për deputet, Gjergjaj ka shkruar se ndjehet i nderuar që është pjesë e listës.

“Jam i nderuar që sot Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK miratoi propozimin e Degës së Tretë të LDK në Prishtinë për nominimin tim për kandidat për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gjergji në llogarinë e tij në Facebook.

Në listën e deputetëve të publikuar të LDK-së, Rexhep Gjergji mban numrin 80. /Insajderi.com