Profil| Kush është Leme Xhema shqiptarja e dyshuar për korrupsion në Kosovë?

Profil| Kush është Leme Xhema shqiptarja e dyshuar për korrupsion në Kosovë?

Në Komunën e Medvegjës, Leme Xhema për një kohë ishte  si nënkryetare, pasi partia e themeluar nga Riza Halimi, ku ishte është anëtare, hyri në koalicion me partinë e Aleksandër Vuqiç.

Leme Xhema në Kosovë njihet më shumë për aferat e saja korruptive dhe ikjen prej drejtësisë pasi u dënua këtu si ish-drejtuese e Postelekomit. Në Medvegjë, pos pozitës në komunë nuk dihet a ka biznese pas vetës, por dihet që jeton në këtë shtëpi luksoze.

Xhema prapa saj ka një bagazh të madh të aferave korruptive gjatë ushtrimit të detyrës së drejtoreshë e Postës së Telekomit.

Në vitin 2008, asokohe drejtoresha e Postës dhe Telekomit të Kosovës, Leme Xhema, ishte dënuar me tre vjet heqje lirie për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe lidhje të kontratave të dëmshme.

Ajo dyshohej për shpërdorim të detyrës zyrtare, Gjykata e gjeti fajtore Xhemën duke i shqiptuar një dënim prej 3 vjet heqje lirie. Me po të njëjtin dënim gjykata e shpalli fajtore të akuzuarën edhe në pikën e dytë të aktakuzës, hyrje në kontratë të dëmshme. Bashkë me të fajtor u shpall edhe Mustafa Neziri për fshehje të parave dhe është dënuar me 2 vjet burg. Përveç kësaj trupi gjykues ka urdhëruar të dy të akuzuarit që të paguajnë edhe një shumë prej 300 mijë eurosh për PTK-në.

Vendimi i trupit gjykues që atëherë ishte vlerësuar jo i drejtë nga avokatët mbrojtës, që filluan procedurat e anikimimit, të cilat përfunduan në vitin 2011 kur Xhema dënohet përfundimisht me 3 vjet heqje lirie, dhe në atë kohë arratiset.

Çuditërisht, pasi ishte larguar nga PTK-ja, dhe derisa po vazhdonin procedurat penale kundër saj, BQK-ja e kishte lejuar Xhemën që të punonte si zëvendës-drejtoreshë e kompanisë së sigurimeve “Croatia Sigurimi”. BQK, bashkë me Xhemën, po ashtu edhe pse ishte në proceduar gjyqësore, e përkundër bazës ligjore të BQK-së që urdhëronte të kundërtën, lejoi që drejtor i kësaj kompanie të punonte deri në fundin e vitit 2011 edhe kroati, Ivica Pezo, i dënuar në Kroacia po ashtu për korrupsion.

Ajo ishte arratisur dhe për tre vjet, institucionet e Kosovës nuk dinin gjë për vendndodhjen e saj.

Xhema nuk kishte shkuar larg, gjendej Luginë të Preshevës dhe pas parashkrimit të lëndës, në shtator të 2015-s ajo u rikthye sërish në Kosovë.

InDoks në këtë episod do të sjellë rrëfimet e njerëzve që u fshinë edhe nga regjistrat civil. Heshtjen e dy shteteve shqiptare për procesin e zvogëlimit masiv të numrit të shqiptarëve në këtë qytet. Zgjedhjet që i dominon partia e Presidentit Aleksandër Vuçiq. Personazhet e këtij dokumentari flasin pa shmangshëm për një spastrim etnik të shqiptarëve në zemër të Evropës. Në shekullin 21.