Drejtorët e Policisë në Ferizaj mblidhen për të diskutuar reth sigurisë në shkolla

Drejtorët e Policisë në Ferizaj mblidhen për të diskutuar reth sigurisë në shkolla

Drejtori i policisë rajonale në Ferizaj, Kolonel Emin Beqiri me stafin e tij, kanë organizuar një takim pune me drejtorët e drejtorive komunale të arsimit si dhe drejtorët e shkollave të mesme të pesë komunave të rajonit të Ferizajt. ky takim është bërë në kuadër të krijimit të partneritetit në mes të policisë dhe segmenteve të tjera të shoqërisë,

Qëlimi i këtij takimi ishte përmirësimi i gjendjes aktuale si dhe ndikimi pozitiv në parandalimin e dukurive negative  duke ngritur masat e sigurisë dhe prezencën policore si dhe shtimin e aktiviteteve të saj me partnerët e përbashkët.

 

Pas diskutimeve lidhur me këtë temë,pjesëmarrësit në këtë takim janë dakorduar që të gjinden rrugë dhe mundësi që të sigurohet (në ato shkolla ku nuk ka deri tani)  rregullimi i rrethojave të oboreve shkollore,vendosja e kamerave,sigurimi i uniformave për nxënësit si dhe angazhimi i rojeve fizike, me të vetmin qëllim që nxënësve të ju ofrohet  siguri më e madhe në shkolla dhe rreth tyre.