Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka organizuar pritje solemne për presidentin e Çekisë Milos Zeman, ku më pas ata dy i janë drejtuar gazetarëve.

“Ne jemi shumë falënderues presidentit Zaman për qëndrimin që e ka për çështjen e Kosovës. Unë e kam informuar se ne mund ta pranojmë vetëm një zgjidhje kompromisi e asgjë tjetër”, ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar se “plagët e popullit serb ende nuk janë shëruar prej bombardimeve të NATO-s”.
Presidenti i Çekisë Milos Zeman ka deklaruar se “çdo politikan duhet t’i mbrojë interesat e shtetit të vet e jo të jetë marionetë e qeverive të huaja. Unë sinqerisht e vlerësojë miqësinë në mes të popullit serb dhe atij çek, dhe pikërisht për këtë shkak, edhe pse për këtë nuk flas shpesh, e kam pranuar Emir Kusturicën i cili ka studiuar në Çeki, dhe në bazë të rekomandimeve të personaliteteve të rëndësishme çeke, do t’ia jap medaljen për merita më 28 tetor”, ka thënë Zeman dhe ka shtuar se ky është simbol i shpërblimit për gjithë serbët të cilët kanë studiuar në Republikën Çeke./Insajderi.com.