
Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka thënë se brenda partisë së saj ka më shumë pushtet sesa kandidatët e tjerë brenda partive të tyre.
“Kam pushtet në parti më shumë se sa kandidatet e tjerë brenda partive të tyre”, ka thënë Osmani në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini.
Ndërsa kur, Osmani ka folur rreth korrupsionit, ku analisti Arton Demhasaj e ka pyetur se cilat janë planet e qeveris
“Janë masat anti korrupsion që i ka ndërmarr Mustafa gjatë qeverisës së tij dhe kjo është arsyeja…”, ka thënë Osmani.
Mirëpo kjo deklaratë e Osmanit e ka bërë të qesh Demhasaj me ç’rast edhe ka pyetur se cilat janë ato masa të cilat i ka marr ish-kryeminsitri Musatafa.
Demhasaj ia ka përmendur Osmanit ligjin kundër konfliktit të interesit.
“A mundesh me na përmend qato masa, sepse ligji kundër konflikt interesit është tërhequr tri herë nga Musatafa”, ka thënë Demhasaj. /Insajderi.com