
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj e ka akuzuar Haki Abazin e Lëvizjes Vetëvendosje se ai është angazhuar ta ndajë Vetëvendosjen, në kohën kur grupi i Molliqajt ishte akoma pjesë e VV-së.
“Kur unë kam hyrë në burg për Vetëvendosjen, ti Haki ke luftu me na nda. I ke dërgu emaila Albinit e Shpendit”, tha Molliqaj në emisionin Pressing të T7.
Ndërkaq Abazi i ka thënë Molliqajt se e ka tradhtuar votën e gjithë atyre që i kanë dhënë përkrahje nën siglën e Vetëvendosjes.