Haradinaj: Për zhvillim ekonomik duhet luftë e sinqertë kundër korrupsionit

Haradinaj: Për zhvillim ekonomik duhet luftë e sinqertë kundër korrupsionit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se për ta fituar betejën për zhvillim ekonomik, vende të reja të punës dhe një jetë me dinjitet në vendin tonë, duhet fuqizim i shtetit të së drejtës dhe luftë e sinqertë kundër korrupsionit.

Haradinaj këto komente i ka bërë gjatë qendrimit të tij sot në Prizren. Ai ka thënë se se e vetmja garanci për ta luftuar korrupsionin është përvoja jonë në punë dhe logjika zbatuese e vendimeve

“Për ta fituar betejën për zhvillim ekonomik, vende të reja të punës dhe një jetë me dinjitet në vendin tonë, duhet fuqizim i shtetit të së drejtës dhe luftë e sinqertë kundër korrupsionit. E vetmja garancë për këtë është përvoja jonë në punë dhe logjika zbatuese e vendimeve. Mirënjohës mbi njëqind qytetarëve të Prizrenit, që besuan në vizionin e Aleancës, duke iu bashkuar sot rrugëtimit tonë”, ka shkruar Haradinaj.