Vdes edhe personi i tretë nga përleshja e armatosur në Lagjen e Spitalit

Vdes edhe personi i tretë nga përleshja e armatosur në Lagjen e Spitalit

Nga përleshja me armë që ndodhi javën e kaluar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ka vdekur edhe personi i tretë, shkruan Gazeta Insajderi.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Gjatë përleshjes një person kishte mbetur i vdekur ndërsa tretë të tjerë të plagosur. Personi i dytë pati ndërruar jetë në spital ndërsa tani ka vdekur edhe personi i tretë pasi që, nuk ka mundur të u mbijetojë plagëve të marra.

Për këtë rast janë arrestuar dy persona si të dyshuar. Është raportuar që shkaku i konfliktit ka qenë një çështje pronësore./ Insajderi.com