Haradinaj dekoron një ish-futbollist me medaljen “Gjergj Kastrioti–Skënderbeu”

Haradinaj dekoron një ish-futbollist me medaljen “Gjergj Kastrioti–Skënderbeu”

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka dekoruar me medaljen post mortem “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” , ish-futbollistin e Llapit, Miftar Ajvazi.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’. Ai ka shkruar se Miftar Ajvazi, si qytetar shembull, gjatë jetës së tij, ishte i përkushtuar si sportist i zoti, duke dhënë kontribut edhe për kulturën dhe artin.

“Për ta kujtuar me respekt, sot kam ndarë, post mortem, medaljen e Kryeheroit “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” për atdhetarin e shquar, Miftar Ajvazi, ish futbollist i Llapit. Miftari, si qytetar shembull, gjatë jetës së tij, ishte i përkushtuar si sportist i zoti, duke dhënë kontribut edhe për kulturën dhe artin. Ai ishte gjithmonë aty ku kërkohej sakrificë, në mbrojtje të të drejtave dhe lirisë shqiptare”, ka shkruar Haradinaj.