Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për decertfikimin e tre kandidatëve të Partisë Euroatlantike dhe një të partisë Fjala. Dr" />

KQZ-ja decertifikon 3 kandidatë nga këto parti

KQZ-ja decertifikon 3 kandidatë nga këto parti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për decertfikimin e tre kandidatëve të Partisë Euroatlantike dhe një të partisë Fjala.

Drejtori Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimit të Subjekteve Politike, Yll Buleshkaj ka njoftuar se është miratuar vendimi i PZAP-së për de certifikimin e 4 kandidatëve për deputetë.

Buleshkaj theksoi se 3 kandidatët janë nga partia Euroatlantike dhe 1 nga partia Fjala me vetdëshirë.

“Tre kandidat nga partia politik Euroatlantike, të cilët kanë paraqitur kërkesë nga PZAP për tu larguar për çështje personale. Zyra e ka shqyrtuar këto vendime të PZAP-it”.

“Një kandidate Nita Hetemi e partisë Fjala. PZAP-ja ka pranuar kërkesën e saj për de certifikim. 3 persona që janë larguar nga lista është ndryshuar edhe radhitja prej 44 në 41”, tha Buleshkaj.EO