Vendos KQZ – Nga ky numër do të jetë renditja e subjekteve politike

Vendos KQZ – Nga ky numër do të jetë renditja e subjekteve politike

Në Kuvendin e Kosovës nuk do të mund të ketë deputetë që do ta marrin këtë post falë numrit të partisë.

Kjo pasi që KQZ, ka vendosur se numrat e partive politike pjesëmarrës të jenë nga 111 e lartë e jo më të korrespondojnë numrat e partisë me kandidatët, sikurse në zgjedhjet e kaluara.

Për këtë vendim ka njoftuar drejtori ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimit të Subjekteve Politike, Yll Buleshkaj, sipas të cilit tash e tutje renditja e subjekteve politike në fletëvotim do të jenë nga 111 deri 135.

Për këtë udhëzim u pajtuan të gjithë anëtarët e partive politike.

Ilir Gashi, anëtar i KQZ-së nga radhët e PDK-së, ndonëse u pajtua me këtë udhëzim kërkoi që të bëhet më atraktiv kombinimi i numrave.

Kurse, Adnan Rrustemi, nga VV-ja, e ka mirëpritur një vendim të tillë për çka tha se kjo ndikon edhe në zvogëlimin e numrit të  fletëvotimeve të pavlefshme.

Ndërsa, Sami Hamiti, anëtar i KQZ-së nga LDK, tha se numri i subjekteve politike është mirë të jetë mbi 110.

Ndryshe, 20 parti, 4 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur ia mësyjnë Kuvendit.

Të gjitha partitë politike kanë bërë publike listën e kandidatëve, me të cilët do t’i hyjnë garës për të siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës. Nga 110 kandidatë, më shumë se 30 prej tyre, në secilën listë janë gra.