Uran Ismaili, Ministër i Shëndetësisë në largim ka thënë se në dhjetor të këtij viti bëhen 12 milionë euro që janë blerë barna më lirë sesa në vitin 2016.
Ismaili i cili është duke kandiduar për deputet në vendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se në rastin e barnave është bërë hajni. Për këtë ai ka dhënë edhe shembuj se si është bërë ky abzuim.
“Për shembull një bari që është shitur 8 euro në barnatore, i njëjti është blerë nga Ministria e Shëndetësisë 24 euro. Arsyeja se nuk pasur ndalje të abuzimeve me barna është se nuk ka pas vullnet politik”, ka thënë Ismaili.
Ai është shprehur se deri më tani është e vetmja Kosova që nuk ka pas rregullore për kontroll të çmimeve dhe këtë e ka vendos me ardhjen e tij në krye të MSH-së.
Sipas Ismailit furnizimi me barna është shumë më mirë sesa ka qenë edhe pse sipas tij ka çalime por ka përmirësime në këtë sektor.