Pyetet për veprimet e Molliqajt, ja si përgjigjet Kurti

Pyetet për veprimet e Molliqajt, ja si përgjigjet Kurti

“Batutë” e ka quajtur Albin Kurti një pyetje të aktivistit të shoqërisë civile, Rron Gjinovcit, lidhur me veprimet e Dardan Molliqajt, ish-sekretarit të Vetëvendosjes, tash zyrtar i Partisë Socialdemokrate.

Në emisionin Pressing të T7, i nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje është pyetur lidhur me një opozitë të mundshme të Dardan Molliqajt në mandatin e ardhshëm.

“Çka mendoni për një opozitë të mundshme mes Molliqajt e Haradinaj”, është pyetur Kurti nga Gjinovci.

Kurti ka thumbuar ish-sekretarin e Vetëvendosjen.

“Ata janë të kombinuar. Janë kombinim i mirë”, ka thënë Kurti për Molliqajn. /Insajderi.com