Mbështetje të fuqishme ekonomike – premtimet e stome të kandidatëve për kryeministër

Mbështetje të fuqishme ekonomike – premtimet e stome të kandidatëve për kryeministër

Ndonëse ende zyrtarisht nuk ka filluar fushata zgjedhore, kandidatët për kryeministër këtë aktivitet vec se e kanë filluar. Ata kanë filluar të kërkojnë votat e tyre nga qytetarët. As sot fushatat e tyre dhe takimet me qytetarë nuk kanë munguar.

Ndonëse kërkesat e për vota të gjithë kandidatët i kanë të njëjta, ata janë duke ndarë edhe terrenin e njëjtë. Të tre kandidatët për kryeministër sot kanë qenë në Llap. Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti, kishin takuar votuesit e tyre në Podujevë.

Kadri Veseli kandidati për kyreministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), sot kishte qëndruar në fshatin Dumnicë të Podujevës ku ju kishte premtuar se me votat e tyre do ta ndërtojë të ardhmen e Kosovës.

“Të pranishmëve të shumtë u thashë se ne jemi mbledhur bashkë, jo për të mbledhur vota për pushtetin, por për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës. Lufta kundër korrupsionit na përket të gjithëve e më së shumti ka të bëjë me fëmijët tanë të cilët po emigrojnë sepse nuk po gjejnë mundësi këtu. Kjo duhet të marrë fund dhe nëse bëhemi të gjithë bashkë patjetër se do të marrë fund”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

Përveç llapjanëve, Veseli u shpreh se do të jetë i përkushtuar fuqishëm për përkrahjen ndaj grave.

Veseli gjatë një tubimi me gra ka thënë se nëse ai do të vijë në pushtet do t’i përkrah ekonomikisht duke theksuar se do t’ju ofrojë lehtësira tatimore për bizneset private.

“Kosova do të jetë një vend përnjëmend i zhvilluar dhe i lumtur vetëm atëhere kur të kemi barazi gjinore dhe prandaj unë e kam prioritet garantimin e shanseve të barabarta. Për të arritur këtë qëllim do të fuqizojmë ekonomikisht gratë duke ofruar lehtësira tatimore për bizneset private që punësojnë gra si dhe duke siguruar qasje në fonde për ato biznese që themelohen e udhëhiqen nga gratë”, ka shkruar Veseli.

E lideri edhe i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kishte zgjedhur Llapin për vizitë.

Para llapjanëve, Kurti ka tha se dita e zgjedhjeve më 6 tetor do të jetë 3 në 1.

#erdhidita në Llap. Përkrahje dhe entuziazëm si kurrë më parë. 6 tetori do të jetë 3 në 1: votim + fitore + festim”, ka shkruar Kurti.

I rrethuar nga disa llapjan, Kurti ishte edhe qesharak me batutat e tij, derisa ju premtonte zhvillim ekonomik që iu sjell punësimin.

E llapit sot nuk  i mungoi as i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Haradinaj u shpreh se në Podujevë gjithmonë ndihet si në shtëpi, derisa traditës së kësaj ane nuk mundi t’i thotë jo.

“Sipas traditës një çaj me qytetarët e Llapit. Në Podujevë gjithmonë ndihem si në shtëpi, ku njoha njerëz trima të kësaj ane, të cilët ishin të vendosur për komb e atdhe, duke dhënë sakrifica të mëdha, si para ashtu edhe gjatë luftës”, ka shkruar Haradinaj.

Teren tjetër kishte kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani.

Ajo sot kishte shkuar në fshatin Cërc të Istogut, vendlindjen e presidentit historik, Ibrahim Rugova. Osmani kishte thënë se LDK-ja e ka besimin e plotë të banorëve të vendlindjes së Rugovës.

“Këtë besim dhe përkrahje tuajën do ta ruaj në përjetësi duke dërguar në vend synimin e Presidentit tonë Rugova për një shtet demokratik, të lirë dhe të pavarur, në miqësi të përjetshme me miqtë tanë euroatlantikë”, ka thënë Osmani.

Por i heshtur kishte qenë sot, Fatmir Limaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni AKR-Nisma. /Insajderi.com