Dëshiron të dal me nxitim nga salla, por i qëllon dera e mbyllur – ja si reagon Limaj

Dëshiron të dal me nxitim nga salla, por i qëllon dera e mbyllur – ja si reagon Limaj

Pretendenti për kryeministër nga koalicioni Nisma Socialdemokrate-AKR, Fatmir Limaj, ishte në Lipjan të martën.

Fatmir Limaj foli për sigurime shëndetësore derisa dikush kërkoi që diaspora të mos shfrytëzohet vetëm për vota.

E gjatë tubimit, në një moment, ai deshi të dalë me nxitim nga salla ku po mbahej tubimi. Por, dera nga ku deshi të dilte ishte e mbyllur.

Këtë situatë, Limaj e kaloi me buzëqeshje derisa organizatorët e udhëzuan të dilte nga një derë tjetër.

Me gjasë, siç raporton Klan Kosova, ai nuk pati shumë punë, pasi u rikthye sërish në sallë.