Eqrem Berisha nga koalicioni Nisma-AKR-PD ka pyetur ministrin se pse edhe nëpër komunat e vogla nuk ka teatër.
Ai këtë pyetje e ka bërë në Rubikon, teksa po bisedohet për Kulturën.
“Pse edhe nëpër komunat e vogla të mos ketë teatër, si në Malishevë, Drenas e Skenderaj”, ka thënë Berisha.
Ndërkohë ministri në largim i Ministrisë së Kulturës nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi, i është përgjigjur se nuk do të ketë qytet të Kosovës që nuk do të ketë teatër, dhe që aktorët nuk do të marrin rroga./ Insajderi.com