Vuçiq pretendon se ka plan për marrëdhëniet me Kosovën, por nuk e zbulon

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se përveç atij, vetëm Dobrica Qosiq dhe Zoran Gjingjiq kanë propozuar ndonjë plan për zgjidhje të marrëdhënieve me Kosovën, mirëpo në pyetje të N1 nuk ka mundur të sqarojë se cili është plani i tij konkret, por ka thënë se – nuk ekziston.

Vuçiq pretendon se ka plan për marrëdhëniet me Kosovën, por nuk e zbulon

“Çfarë plani  keni mundur të dëgjoni nga kundërshtarët e mi politikë përveç se janë kundër gjithçkaje. Çfarëdo që kemi propozuar, gjithmonë kanë qenë kundër gjithçkaje. Hajde më tregoni një plan për Kosovën të cilin e kanë propozuar, kushdo qoftë”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka theksuar se ai “është i vetmi i cili ka propozuar ndonjë plan”.

“Unë jam i vetmi i cili ka propozuar ndonjë plan. Prandaj të gjithë kanë kërcyer mbi shpinën time. Hajde, më tregoni një serb të vetëm i cili ka propozuar ndonjë plan. Ky ishte Dobrica Qosiq, të cilit i ka rënë ndërmend diçka, prandaj e kanë prerë në rrënjë, kur diçka i ka rënë ndërmend Zoran Gjingjiqit, edhe atë sekondën e njëjtë e kanë prerë në rrënjë. Nuk them se për këtë shkak është vrarë, as nuk jam i gatshëm që këtë të konfirmoj, vetëm them se është prerë në rrënjë. Këtë e kam bërë edhe unë. Hajde të dëgjojmë cilin plan e keni bërë ju? Asnjë”, ka deklaruar Vuçiq.

Në pyetje të N1 se a mund të thotë cili është ai plan për Kosovën të cilin e ka propozuar, Vuçiq është përgjigjur: “Nuk mundem. Asnjë!/Insajderi.com.