Time Kadrijaj tregon se çka e pyetën prokurorët e Gjykatës Speciale

Time Kadrijaj tregon se çka e pyetën prokurorët e Gjykatës Speciale

Time Kadrijaj, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së sot është marrë në pyetje nga prokurorët e Dhomave të Specializuara.

Kadrijaj për Insjaderin ka treguar se intervisitmi ka zgjatë katër orë, teksa tha se është pyetur vetëm në lidhje me veprimtarinë e saj si mjeke.

“Intervisitmi ka zgjatë diku katër orë tek zyret e EULEX-it në Fushë-Kosovë , ajo çka ju ka interesuar atyre është në lidhje me veprimtarin jem, çka kam punu, me kënd thjesht gjithçka në lidhje me punën time si mjeke” , ka thënë ajo për Insajderin.

E pyetur në lidhje me atë se pritet të ftohet sërish, ajo është shprehur se nuk beson se një gjë e tillë do të ndodh./Insajderi.com