Kapet një shtetas i huaj për falsifikim të dokumenteve

Kapet një shtetas i huaj për falsifikim të dokumenteve

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person shtetas të huaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

I dyshuari është arrestuar pasi që gjatë kontrollit në shkuarje, ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Sipas policisë i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Insajderi.com