Ymeri thotë se Veseli po bënë poshtërsi lidhur me seancën për Deharin

Ymeri thotë se Veseli po bënë poshtërsi lidhur me seancën për Deharin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka akuzuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, se është duke e vonuar mbajtjen e një seancë për ish-aktivistin e Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë në Qendrën Korrektuese në Prizren.

Sipas Ymerit, vonesa në mbajtjen e kësaj seancë po bëhet për të heshtur siç ka thënë ai, kërkesën legjitime të qytetarëve për njohjen e përgjegjësisë direkte të të paktën dy ministrave, të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme.

Ai ka thënë se kryetari Veseli është duke bërë poshtërsi lidhur me këtë rast.

“Javës që shkoi u dorëzua dhe peticioni i mbi 23 mijë qytetarëve. Midis të tjerash aty kërkohet mbajtja e seancës plenare. Komisioni parlamentar për shqyrtimin e peticioneve as nuk planifikoi të mblidhej derisa tre deputetë të opozitës e kërkuan mbajtjen e mbledhjes. Sot ky komision me gjithë kërkesat e deputetit Haskuka, vendosi që t’ia delegoj kryesisë së Kuvendit se kur ta mbajë seancën parlamentare për të shqyrtuar Peticionin ‘Drejtësi për Astritin’”, ka thënë ai.

“Pas të gjitha këtyre pengesave tash jemi në dijeni se Kryetari i Kuvendit, vetë pra Kadri Veseli, do të kërkojë të mbledhë firmat, nga deputetët për një seancë të iniciuar nga ai. Kjo s’është gjë tjetër përpos një poshtërsi”, ka shkruar Ymri në llogarinë e tij në Facebook.

Më herët, VV kishte thënë se nuk pranon që seanca për Deharin të mbahet me kërkesë të Veselit.  Partia më e madhe opozitare kërkon që kjo ët bëhet me iniciaitavën e shoqërisë civile, të cilët organizuan një peticion lidhur me këtë.

“Tanimë askush nuk as më të voglin dyshim se procedurat e stërzgjatura, shkelja e tyre pasi kalon edhe stërzgjatja, kanë vetëm një qëllim – ta heshtin kërkesën legjitime të qytetarëve për njohjen e përgjegjësisë direkte të të paktën dy ministrave, të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme. Ky proces i montuar politikisht ka kolapsuar. Pushteti nuk do të mund ta ndalë zbardhjen e së vërtetës për rastin, e veçanërisht drejtësinë për Astritin. Këtë nuk do ta lejojmë”, ka shtuar Ymeri./Insajderi.com