Limaj: Dialogu me Serbinë, problemi më i madh i qeverisë së ardhshme

Limaj: Dialogu me Serbinë, problemi më i madh i qeverisë së ardhshme

“Çështja e dialogut me Serbinë do të jetë problemi më i madh me të cilin do të ballafaqohet qeveria e ardhshme”.

Kështu ka thënë, kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, në një bashkëbisedimi në KDI me temën “Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi”.

Sipas Limaj, deri më tani ka munguar vullneti politik që të bëhet presion ndaj Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Serbia ka të gjitha informacionet për personat e zhdukur, ku edhe pas 20 viteve ende nuk janë hapur arkivat e Sigurimit Shtetëror, Ushtarak e Policor. Atu janë janë të gjitha të dhënat për këta persona”, ka thënë Limaj, shkruan Insajderi.

Ai gjithashtu, ka treguar se cili do të jetë parakushti për një marrëveshje finale me Serbinë.

“Asgjë nuk duhet të diskutohet pa njohjen e Kosovës, madje nuk duhet të bëhet as vijëzimi i kufijve. Marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyll çdo konflikt, e jo të ketë marrëveshje me “plagë të hapura”.

Tutje, Limaj ka shtuar se është në interes tonë që të përmbyllet kapitulli me Serbinë.

“Marrëveshja finale do të sjell zhvillimin ekonomik të vendit, pasi që aktualisht në Kosovë nuk ka investime direkte, pasi që po shihet si vend i pasiguritë”, ka përfunduar Limaj.

insajderi.com