Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. " Në o" />

Digjet vetura në autostradën ‘Ibrahim Rugova’- policia jep detaje

Digjet vetura në autostradën ‘Ibrahim Rugova’- policia jep detaje

Një veturë është djegur në autostadën “Ibrahim Rugova”. Nga ky aksident nuk ka të lënduar.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

” Në ora 14:40 në autostradë kilometri i 20 nga Vërmica në drejtim të Prishtinës, është lajmëruar se një veturë është përfshirë nga zjarri”, Kelani.

Zëdhënësi i Policisë ka theksuar se nuk ka të lënduar dhe autostrada nuk është bllokuar për qarkullim.

” Nuk ka të lënduar, policia dhe zjarrëfikësit  kanë dalë në vendngjarjes. Autostrada nuk është bllokuar për qarkullim”, ka shtuar Kelani.