LDK-ja për moton e zgjedhjeve inspirohet nga Vetëvendosja

LDK-ja për moton e zgjedhjeve inspirohet nga Vetëvendosja

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila shquhet se në strukturën e tyre partiake kanë kuadro të shkolluar, njerëz të cilët shkollimin kanë ndjekur edhe jashtë vendit, profesor në Universitetin e Prishtinës e ndër tjera edhe akademik, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndonëse gjithë këto kapacitete, LDK-ja në moton të cilën e kanë publikuar sot, kanë kopjuar atë të Lëvizjes Vetëvendosje, moton me të cilën janë prezantuar në zgjedhjet e kaluara.

“Barazi, Drejtësi, Zhvillim” ishte motoja e Vetëvendosjes, e po të njëjtën, kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani do ta bartë me vete gjatë gjithë fushatë.

“Beso në shtet të drejtë, të barabartë, të zhvilluar”, është motoja e LDK-së, në posterin ku në fokus është Vjosa Osmani.

Përveç kësaj, LDK-ja ia ka huqur edhe në drejtshkrim në këtë moto.

Duke i ditur rregullat gramatikore të gjuhës shqipe, fjalitë thirrmore si në këtë rast “Beso”, pas saj duhet vendosur pikëçuditësja. Derisa LDK-ja në fund të fjalës “Beso” kanë vendosur pikën. /Insajderi.com