Limaj: Kosova ka nevojë për njerëz që shohin përtej pragut, përtej shtëpisë dhe lagjes se vet

Limaj: Kosova ka nevojë për njerëz që shohin përtej pragut, përtej shtëpisë dhe lagjes se vet

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, në mbrëmjen e sotme ka takuar strukturat e partisë në Deçan.

I pari i Nismës, strukturave të Deçanit iu tha se Kosova ka nevojë për një politikë shtetërore të mençur që bashkojnë njerëzit.

“Vendi sot ka nevojë për njerëz që shohin përtej pragut, përtej shtëpisë së vet, lagjes vet. Kosova sot është e vogël për mos të bërë këtë ashtu siç është… Kosova sot ka nevojë për politikë shtetërore të mençur të urtë. Kosova ka nevojë për njerëz kompetentë që dinë të ofrojnë e bashkojnë rrymat e ndryshme brenda parlamentin dhe jashtë saj”, tha ai, shkruan Insajderi.

Limaj edhe qytetarëve deçanas iu foli për disa nga prioritetet qeverisëse të tij, të cilat janë zhvillimi i bujqësisë, paketa sociale, sigurimet shëndetësore, fuqizimi i drejtësisë fuqizimi i prodhimeve vendore dhe diaspora.

insajderi.com