“Vjosa është e pafuqishme, këtë e dëshmoi kur u zgjodh kandidate për kryeministre”

“Vjosa është e pafuqishme, këtë e dëshmoi kur u zgjodh kandidate për kryeministre”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaqir Totaj ka komentuar kandidaturën  e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryeministre të Vjosa Osmanit.

Totaj i ftuar në emisionin Frontal në T7, ka thënë se Osmani është e pafuqishme.

“Osmani është e pafuqishme dhe këtë e dëshmoi me një fjali që tha në momentin kur u zgjodh kandidate për kryeministër”, ka thënë Totaj.

Ndër tjera Totaj ka shtuar se lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit është pritur mirë nga elektorati i tij.

“Korrupsioni nuk është problem vetëm i një partie, por fakti që dikush e pranon tregon se do jenë ata të cilët do marrin flamurin për këtë luftë”, ka thënë Totaj. /Insajderi.com