“Duhet lëmuar Albini sepse…” – Nga fabrika e mobilieve, Veseli ironizon me liderin e VV-së

“Duhet lëmuar Albini sepse…” – Nga fabrika e mobilieve, Veseli ironizon me liderin e VV-së

Në vazhdën e takimeve të tij të shumta, kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, qëndroi sot në Suharekë. Ai vizitoi disa biznese në këtë komunë duke i premtuar mbështetje e grante nëse do të vije në krye të Qeverisë.

E teksa inspektonte punimet në një fabrikë mobiliesh në Suharekë, i nominuari i PDK-së për kryeministër pati disa fjalë për Albin Kurtin, kundërkandidatin e tij në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Duhet ta lëmojmë Albinin se e ka njohur Republikën e Kosovës”, tha Veseli, derisa lëmonte një dërrasë me një vegël pune.

Ironizimi i Veselit me Kurtin vjen disa ditë pasi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje konfirmoi se nuk do ta heqë nga zyra e kryeministrit flamurin e Kosovës, nëse arrin të bëhet shef i ekzekutivit.