Hasanaj: Partitë politike nuk po japin plane për zgjidhjen e problemit të ndotjes

Hasanaj: Partitë politike nuk po japin plane për zgjidhjen e problemit të ndotjes

Luan Hasanaj, drejtues i organizatës Let’s Do It Kosova, ka thënë se Kosova vazhdon të përballet me probleme të shumta siç janë ndotja e tokës, e ajrit, mbeturinat dhe deponitë ilegale.

Hasanaj në RTK ka deklaruar se deponitë ilegale krijohen nga një grup i qytetarëve që ndikojnë në ndotjen e ambientit. Ai ka thënë se gjendja e deponive legale është e keqe ngase ato nuk trajtohen siç duhet.

“Partitë politike nuk po japin ndonjë plan se çka duhet të ndërmarrin kur të vijnë në pushtet për ndotjen e ambientit. Kemi shembuj nga shtetet e Bashkimit Evropian sesi duhet të zgjidhet kjo çështje”, ka thënë Hasanaj i Let’s Do it Kosova.