Një deputet dhe ministër i PDK-së akuzohen për biznes të jashtëligjshëm me gurthyes

Një deputet dhe ministër i PDK-së akuzohen për biznes të jashtëligjshëm me gurthyes

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e 4 dhjetorit, ani pse asamblist i PDK-së në këtë komunë po vazhdon të akuzojë njerëz të rëndësishëm të partisë së tij në qendër për përfshirje në skandale të ndryshme.

Kësaj here ai ka akuzuar një deputet të PDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe një ministër të PDK-së në Qeveri, si të kyçur direkt në biznesin e gurthyesve në Drenas, përkatësisht në fshatin Korroticë, lokacioni i njohur si “Kroni i Mbretit”.

Sipas Xhavit Drenorit, janë minimum dy gurthyes në këtë zonë që operojnë jashtëligjshëm.

“Një prej tyre e ka një deputet i Komoranit, që është brena PDK-së në qendër”, ka thënë Drenori.

I vetmi deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës që vije nga Komorani është deputeti Bislim Zogaj.

zogaj

Drenori ka akuzuar edhe ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, që gjithashtu vjen nga Drenasi, përkatësisht nga fshati Vuçak, si të përfshirë në biznesin e gurthyesit.

“Gurthyesi që është në anën e djathtë tek Kroni i Mbretit ka të shkosh nga Drenasi në Prishtinë i takon miqve të Ferat Shalës, dhe ajo kompani ka kontrata milionëshe me Bechtel Enka”, ka thënë Drenori në emisionin “Komiteti”.

Kompania në fjalë është “Trasing Group”, pronë e Demir Berishës, vëllait të deputetës së PDK-së, Sala Berisha Shala, dhe bashkëshortja e ministrit Shala.

ferati

Megjithatë Drenori është treguar I rezervuar kur është pyetur nëse ata gurthyes kanë pronësi edhe vëllezërit e presidentit Hshim Thaçi.

“Nuk e di nëse janë vëllëzërit e kryeministrit…”, ka thënë Drenori.

Ai ka thënë se këta gurthyes janë edhe ndotësit numër dy, pas Feronikelit në Drenas./Insajderi.com