Fatmir Limaj ndërpret fjalimin në Prizren shkaku i ezanit

Fatmir Limaj ndërpret fjalimin në Prizren shkaku i ezanit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ndërprerë për disa minuta fjalimin e tij të sotëm në një tubim në qytetin e Prizrenit.

Arsyeja e ndaljes ishte respektimi ndaj ezanit. Limaj ka qëndruar rreth dy minuta në heshtje deri në përfundim të ezanit.

“Zoti ua pranoftë gjithë atyre që luten”, deklaroi Limaj pas përfundimit të ezanit. /Insajderi.com