Haradinaj krahason Vetëvendosjen me regjimin famëkeq të liderit komunist

Haradinaj krahason Vetëvendosjen me regjimin famëkeq të liderit komunist

Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, e ka krahasuar sot Lëvizjen Vetëvendosje me regjimin komunist të Kubës.

Ai ka përmendur Fidel Kastron, ish-liderin komunist të Kubës, teksa ka thënë se edhe Lëvizja Vetëvendosje ka program ekonomik të ngjashëm me atë të Kastros.

“Te Vetëvendosja; koncepti i tyre ekonomik është sikurse në komunizëm. Njëherë patën rrah shuplaka të gjithë populli kur kishte hyrë Fidel Kastro në Kubë, edhe ia ka marrë pasurinë pasanikëve e ia ka dhënë fukarasë, i gjithë populli patën rrah shuplaka. Por, sot e ke Kubën, e cila blehet me 20 dollarë”, ka thënë Haradinaj.