Pastrohet një vend i mbushur me mbeturina pranë stadiumit, marrin pjesë dy ministra

Pastrohet një vend i mbushur me mbeturina pranë stadiumit, marrin pjesë dy ministra

Është pastruar një lokacion i mbushur me mbeturina pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të “Ditës së Pastrimit të Botës”.

Udhëheqësi i organizatës jo-qeveritare “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj, në një deklarim para mediave, tha se ky aksion është një nga lajmet e mira për Kosovën, derisa u shpreh krenar që Kosova është bashkë-udhëheqëse e aktiviteteve për pastrim në 157 shtete të botës.

“Jemi sot në Ditën e Pastrimit të Botës është ndër lajmet më të mira deri më tani që Kosova të udhëheq aktivitetet e pastrimit nga 115 shtete. Sot kemi pastruar një lokacion të mbushur me mbeturina pranë stadiumit ‘Fadil Vokrri’. Ky vend me mbeturina është krijuar nga taksistët te cilët kanë qëndruar shpeshherë në këtë vend”, deklaroi Hasanaj, raporton Insajderi.

Në këtë aksion morën pjesë dy ministra në largim të Qeverisë së Kosovës. Ministri i Ambientit, Fatmir Matoshi dhe ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ndihmuan në pastrimin e lokacionit pranë stadiumit të qytetit të Prishtinës.

Qendra kryesore për thirrjet që do të merren informacionet nga vendet tjera është vendosur në Finnish School, ku stafi i “Let’s Do It Kosova” ka nisur qendrën e thirrjeve që nga mbrëmë për të kuptuar ecurinë e Ditës së Pastrimit në mbarë botën.

Kosova në bashkëpunim me Estoninë do t’i udhëheqin aksionet në 157 shtete të botës me aktivitetet e pastrimit.

Mbi 157 shtete të ndryshme të botës do të raportojnë Qendrën e Let’s Do It Kosova për të shpalosur aktivitetet e pastrimit që po mbahen nga vendet e tyre. /Insajderi.com