‘Pse s’ecën më shpejt’, zbardhet arsyeja e konfliktit në autobusin e Tiranës

‘Pse s’ecën më shpejt’, zbardhet arsyeja e konfliktit në autobusin e Tiranës

Arsyeja e grindjes që ka ndodhur gjatë natës në Urbanin e Tiranës së Re ka qenë pasi një person  është grindur me familjen dhe pastaj me shoferin.

Policia e Shtetit, njofton se bëhet fjalë për një të dënuar, i cili ndodhej në arrest shtëpie dhe ka thyer këtë urdhër. Pasi është grindur me familjen e tij, ai ka goditur shoferin me mjete të forta, sepse ky i fundit nuk ecte shpejt.

“Tiranë, Thyen masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe më pas konfliktohet për motive të dobëta me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta, vihet në pranga nga Policia 23-vjeçari. Në pranga dhe një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekje””, ka njoftuar Policia.